Kapitullimi i nje shteti
Artan Pine
Zhgenjim, frike, hidherim, percmimim, dhimbje, inat... jane vetem disa prej ndjenjave qe me linden ne menyre spontane, tek lexova para pak ditesh lajmin e kobshem mbi "dhuraten" e fundit te shtetit tone ndaj shtetit grek. Them dhuraten e fundit, sepse shume te tjera jane bere dhe jo vetem ndaj fqinjit tone jugor. Ama kjo eshte ajo qe i ve kapakun te gjithave, sepse behet fjale per 225 km katrore hapesire detare shqiptare, e cila tashme, ne baze te traktatit nderkombetar dypalesh midis dy vendeve, eshte thjesht greke. Mesohet se, ne prapaskenat e felliqura te ketij traktati antikombetar, fshihen interesat energjitike (nafte dhe gaz) te nentokes detare. Kulmi...
Nese elementet kryesore te nje shteti jane sovraniteti, populli dhe territori, atehere, ne baze te asaj çka ka ndodhur ne Shqiperi ne 15-16 vitet e fundit, kushdo mund te mendoje qe shteti shqiptar eshte vetem nje bashkesi pseudo-instituconale krejtesisht artificiale, qellimi e se ciles ka qene, ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme, shkaterrimi i vete shtetit. E thene keshtu, duket sikur baza e ketij ndryshimi eshte ndonje doktrine marksiste qe synon te krijoje shoqerine perfekte duke eliminuar shtetin struktural. Ne te vertete, baza e ketij shkaterrimi eshte pushteti individual, paraja dhe servilizmi nderkombetar.
Sovraniteti nenkupton nje situate ku dallohet autonomia e jashtme dhe supremacia e brendshme e shtetit. Sovraniteti i shtetit shqiptar ne sferen e jashtme eshte thjesht nje term i pavlere, perderisa nuk ka absolutisht asnje force negociuese apo sipermarrese ne skenen nderkombetare dhe legjislaturat tona, te majta dhe te djathta, jane thjesht ratifikueset e bindura te disa vendimeve te marra shpesh pa dijenine e pjeses me te madhe te shqiptareve. Edhe financat e shtetit tone kontrollohen dhe influencohen ne pjesen me te madhe nga istitucione financiare te huaja. Sovraniteti ne sferen e brendshme eshte gati i paperceptueshem, sepse ketu perballet me forcen e kriminalitetit te organizuar dhe korrupsionit te te gjitha niveleve istitucionale, private, ekonomike e morale.
Populli eshte elementi njerezor i ketij shteti dhe perbehet nga individet qe kane te drejten e nenshtetesise dhe qytetarise. Populli shqiptar ne keto vite eshte vjedhur, genjyer, mashtruar, dhunuar dhe neperkembur nga forcat politike qe kontrollojne strukturat shteterore dhe e gjithe kjo behet ne emer te popullit shqiptar. Vlora do te shnderrohet ne nje kazan plehrash kimike shume te rrezikshme per shendetin publik dhe ambjentin, diku gjetke do te ndertohet nje qender per perpunimin e plehrave qe me siguri do vijne nga jashte, parate e humbura dhe te vjedhura ne 1997 nuk dihet se ku jane, Gerdeci,varrezat mbushen me te vrare nga arme zjarri dhe te vdekur ne vendin e punes, vendi zbrazet nga shqiptaret qe emigrojne etj. etj. etj.
Territori se fundmi rezulton i gjymtuar ne menyre te vetedijshme nga vete i ashtequajturi shtet. Pra eshte nje vetgjymtim dhe frika eshte nese ekziston ndonje mundesi mbi vetvrasjen perfundimtare. Kjo dhurate kufitare rrezikon te krijoje nje precedent te rrezikshem per aktoret politike te ardhshem, te cilet mund te ndihen te legjitimuar te bejne tregti me kufijte tane, me qyetet tona, me truallin tone, ne kembim te nje mbeshtetjeje politike apo thjesht per para. Te ishte valle ky cmimi i mbeshtetjes apo aprovimit grek per hyrjen ne NATO, apo per kandidaturen ne BE ??
Nese ne nje sistem demokratik, aktet dhe vendimet e nje qeverie duhet te korrespondojne me deshirat dhe aspiratat e popullit, rezultati qe del dukshem eshte qe, ne Shqiperi, asnje qeveri nuk ka punuar kurre ne kuadrin e nje sistemi te tille. Nese, ne nje sistem demokratik, qeveria dhe parlamenti qe jane perfaqesues, indirekte e para dhe direkt i dyti, te popullit, i kundervihen ketij te fundit dhe territorit te tij ne ate menyre sic ndodh prej vitesh ne Shqiperi, atehere populli eshte i lire qe, ne emer te ekzistces se vet, ne emer te te nje te drejte natyrore, ne emer te sovranitetit te popullit, ne emer te se ardhmes, ne emer te popullit, te ndeshkoje dhe perndjeke kedo qe nuk i permbahet "rregullave" te sherbimit ndaj popullit. Propaganda nacionaliste mbi çeshtjen çame, mbi Bollanot, mbi Shqiperine e madhe e ku ta di une s'ben gje tjeter veçse te provokoje me shume nakatine ndaj ketyre funderrinave shteterore (te majta e te djathta) qe e quajne veten shqiptare. Mesa duket ne shqiptaret kete drejte natyrore e kemi harruar, apo thjesht nuk e quajme nje te drejte, apo mund te kemi edhe frike, por shpresat nuk jane te humbura. Verehen prej vitesh ne te ashtequajturin shtet shqiptar shenjat e dukshme te kalbezimit dhe ndryshkjes. Krimbi i korrupsionit po ushqehet tashme me zemren dhe shpirtin e istitucioneve. Korrupsioni nuk duhet te shihet vetem si faktor degjenerues dhe pengues per te ardhmen e nje vendi, por edhe si nje element tregues i dobesise se atyre aktoreve politike, te cilet e praktikojne. Etja per para na tregon qe kalbesirat qe na qeverisin jane te dobet, mjerane dhe te zbrazet moralisht. Problemet per ta do te fillojne heret a vone, sepse dikur do te dale dikush i zhgenjyer, i mashtruar dhe i inatosur, qe do peshtyje mbi parane, qe do synoje drejt e te pushteti, qe do ta perdore per te zhveshur kalbesirat dhe qe t'i riktheje dinjitetin e humbur SHTETIT SHQIPTAR. Historia i njeh te tille "dikush" dhe revolta e tyre ka thyer gjithmone regjimet e gangrenizuar, ne emer te jetes dhe zhvillimit. Zhgenjim, frike, hidherim, perçmim, dhimbje, inat... Heret a vone...
Friday, May 1, 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
6 comments:
na mallengjyet vocrraker! ikni ore injorante dhe lexoni sic duhet se c'do te thote 12 milje detare, nje ligj universal i detarise dhe i kufinjve detare.Po pse more kalamaj Turqia se ciles kufiri i grekeve i ka shkuar ngjitur me plazhet e veta eshte shtet i dobet e e ka zhvatur greku???Ytttt debatikas injorante. Kush jane ata injorante qe u kane dhene diplomat juve more....
nuk na kane marre akoma gjithçka, kshuqe jeta vazhdon normalisht. eshte e gjitha çeshtje perceptimi realiteti tek e fundit. perderisa realiteti im i perditshem, si qytetar i thjeshte shqiptar ecen, pse te shqetsohem? rrezja e veprimit qe une kam kufizohet ne disa qindra metra katrore, ç'ndodh me tutje me perket shume relativisht.
se harrova me te pyt, ke bo nai lek lale?
Pse "detaria ka ligj "universal" per detarine"?
Te morrsha te ligat e dijeve i dashur-))
anonim i mesiperm, ku e lexove ate qe ke cituar, apo futja t'ia fusim? respektoje me shume okulistin tend dhe mos i marsh te ligat e dijeve te mia se jane vertet te liga shume...
Per anonimin e pare. Me siguri ata qe te kane dhene diplomen ty kane qene kane qene persona shume te mencur dhe te kulturuar.Duket nga gjuha e shkruar qe me siguri ke mbaruar studimet ne Oxford, apo Cambridge. Meqe na konsideroke kalamaj, atehere eshte e kote qe lodhesh duke komentuar keto shkrime, komento ato te te "rriturve".
C'hyn Turqia ketu? Por, meqe e permende, po te them se nese ne Turqi do te neneshkruhej nje traktat i tille, si minimum, do te rrezohej qeveria.
Per heroin e gabeleve. Sipas teje jeta vazhdon deri sa te te marrin gjithcka? Gerdeci p.sh. shpertheu dhe perderisa ti nuk pesove gje, atehere gjithcka eshte ne rregull? Nje pasivitet i frikshem ky i joti. Bukur fort, je qytetar model. Te gjitha qeverite e kesaj bote do te deshin te kishin qytetare te tille automate.
Siper kokave tona po leviz nje mekanizem i panjohur i cili ka per qellim nje plan konkret.
Plani konsiston ne ngushtimin e hapesirave te lirise te sejcilit prej nesh per te vene ne funksjonim krijimin e nje grupi konsumatoresh dhe te semuresh..
Nje grup i vogel njerzish brenda dhe jashte vendit tone kane kontrollin e pushtetit dhe kontrollin total te masave te popullit nepermjet mjeteve te medias dhe na perdorin si kukulla sipas lojes se tyre.
Çdo dite na heqin nga pak.. HAPESIRE JETESORE, nepremjet ligjeve qe shterngojne lirine personale dhe vetevendosjen e popullit sipas komunave qarqeve, krahinave etj.Te bombarduar nga lajme katastrofike brenda dhe jashte jemi duke u pregatitur per me te keqen pa patur mundesi te kundershtojme asgje realishte dhe konkretishte ashtu si bretkoca e zjere ( neqoftese provoni te fusni ne nje uje te vluar nje bretkoce ajo do te hidhet perpjete qe ti shpetoje rrezikut. Por neqoftese ju e fusni ate ne uje te ftohte dhe me pas e ngrohni ujin derisa te vloje gradualishte.., bretkoca nuk do ta vere re ngritjen e temperatures dhe do te perfundoje qe te zjeje e gialle ne ujin e perveluar).
Ju ftojme te na ndiqni ne
http://qitap.blogspot.com/
Post a Comment