Thursday, April 9, 2009

THIRRJE

THIRRJE

I dashur shqiptar i mashtruar!
I dashur shqiptar i keqpaguar!
I dashur shqiptar i papunë!
I dashur shqiptar i shfrytëzuar!

Çfarë do bësh këtë 1 MAJ?

Do shkosh të festosh varfërinë tënde?
Do përulesh sepse të qëndrosh drejt është tepër e lodhshme?
Do buzëqeshësh vetëm sepse nuk ke çfarë t’u dhurosh tjetër fëmijëve?
Do arratisesh drejt të vetmit cep të gjelbëruar që ka mbetur në Tiranë?
Do duartrokasësh shfaqjet qesharake të politikës?
Do rreshtohesh që politikanët të duken bukur me ty në sfond?
Do bëhesh një numër pa vlerë midis mitingashëve të partive që s’menduan kurrë për ty?

---

1 Maj në Itali – Protestë
1 Maj në SHBA – Protestë
1 Maj në Angli – Protestë
1 Maj në Turqi – Protestë
1 Maj në Francë – Protestë
1 Maj në Algjeri – Protestë
1 Maj në Indi – Protestë
1 Maj në Argjentinë - Protestë
1 Maj në Kosovë - Protestë

1 MAJ NË SHQIPËRI – SHOW!!?

Mos lejo padronët të të frikësojnë që ti të mos manifestosh pakënaqësinë tënde.

Mos fli këtë 1 Maj! Mos festo këtë 1 Maj!

PROTESTO

Sivjet Tirana u bashkohet kryeqyteteve të botës së civilizuar. Ktheji krenarinë Shqipërisë.
Ktheji krenarinë familjes dhe vetes.

1 MAJI ËSHTË DITA JOTE

1 MAJ 2009, ora 12.00. Rruga e Barrikadave.
Të rinj e të reja, punëtorë e të papunë, qytetarë si TY, të presin për të bashkuar zërin në një marshim proteste drejt sheshit simbol “Partizani i Panjohur”.

NUK KEMI ÇFARË TË FESTOJMË. DO TË MARSHOJMË!!!

0 comments:

Post a Comment