Wednesday, April 8, 2009

Shqiperia (rreth e perqark kokes se nje shqiptari cfaredo)

Shqiperia (rreth e perqark kokes se nje shqiptari cfaredo)

Andi Kananaj

Nese per ndonje arsye qe tani s’me shkon ne mendje, do te me duhej te jetoja ne Shqiperi (aq sa ligjet e natyres do ma lejonin), dhe do me duhej te jetoja vetem me te njellojtet e mi, them se me siguri do ikja nga trute e kokes.

Nuk e them per ndonje ndjesi superioriteti, as se dua te qortoj ndonje sjellje te caktuar, dhe te percaktuar nga ky cast sublim i te shkruajturit. Nuk eshte se s’ka arsye te forta per besuar se nuk ka histori mjaftueshem per tu bere kurioz ndaj NESH, banoreve fiks te vendit qe vetem per te TJERET eshte i percaktuar gjeografikisht. Duhet te kujtoj reportazhin e Rudina Xh., qe gjeti shqiptare dhe ne Ukraine. Si shperblim ndaj zbulimit “fantastik”, fotografia e saj eshte e vendosur ne te gjitha dhomat e nje hoteli ne Qafe Thane. Pronari i hotelit, njeri babaxhan mendoi qe gazetarja e njohur kishte te domosdoshme kete lloj publiciteti. Dua te tregoj ne fakt qe eshte pikerisht e kunderta, se mendoj qe ky vend eshte mjaftueshem i ngarkuar me ngjarje qe te bejne sa te qash, aq dhe te qeshesh me kufje ne vesh, per mos ta degjuar veten. Ajo qe me vjen ndermend (per te filluar te behem me i qarte), sa here u tregoj te huajve per ti qetesuar per cka do shohin pupilat e tyre te syve, per t’ia kaluar pjeserisht trurit te tyre te ngurosur pas vizionesh me normale, eshte se ky vend ka shume paradokse qe jane ne siperfaqen e dallueshme. Ne thellesi pastaj ka nje ngadalesi prej spitali psiqiatrik. Shqiperia ngjan aq shume me ate hanin qe me siguri shume pak nga ne e kane pare, e qe ia kishte aq shume friken Enveri, i cmenduri i pare i modernizmit social. Ketej hyrja eshte e kollajshme si ne nje ndertese pa dyer, po s’dilet pa lene gjoba tek sfinksat qe s’dihen nga jane me saktesi... pa u lutur, ngasheryer, pa u kercenuar reciprokisht, nuk... pa pire raki dhe ngrene cdo lloj qofteje mishi apo propagande jo-organike te mundshme. Tavani, ashtu imagjinar te qendron gjithmone i varur mbi koke, me peshen e te gjithe njerezve te katit me siper, e poshte nuk ka as nje pllake ku te vesh thembren per te patur nje pike fikse. Te cmendurit e vertete jane ata qe besojne qe do te te sherojne, dhe ti semuresh qe mos te te marrin te tjeret me sy te keq. Mbi mehallen time tek 21-shi behej radha pa hesap, per nje magjistar qe me pas hapi nje Parti. Partia kish emrin e nje Partie te nje vendi tjeter (te ndryshem nga ky yni) e ne vendin fqinj kjo parti akuzohej per tentativa sempliciste. Kujt i behet vone? Sapo kish filluar konsumizmi, ndaj cdo send pertypej pa pyetur. Magjistari per te cilin fola me lart, “sheronte” duke lexuar ne arabisht lutje pa ditur asnje fjale nga kjo gjuhe. Do ish mrekulli nese te pakten nje njeri do te sherohej. Ne fakt ishte mrekulli se Magjistari pasurohej pa sheruar askend.

Te shetitesh ne universin e te njellojteve te mi eshte te thyesh cdo rregull te gravitacionit, te nxitimit, parimin e njevlershmerise ... je qe je, injoron rregullat e përkuljes së kohëhapesirës me masën, energjinë dhe impulsin me gjithe Ajnshtajn. Ketu shpejtesine e vertete ta komandondojne borite ne cdo cep semaforesh, me apo pa drita. Nese mendon se keta njerez te lajthitur kane ndonje sebep, gabohesh, se ata pas 3 minutash nxitim sfidues, ndalojne dhe qendrojne ashtu per ore te tera si kohe e ngelur pas. Shplodhen shqiptaret. Braktisin kohen, dhe kalojne ne nje dimension tjeter. Atje nuk ka vend per lidhese kepucesh, shamia djerse, ore qe tregojne fundin e botes. Atje nuk ka vend per te huaj qe studiojne mendje njerezish. Atje dhe nje demek Bude nuk do te hynte pa lejen e nje demek Haxhi Qamili. Po nese ju intereson vertet, mund t’ju fusim per pak caste aty ku jo dielli, po as mjeku nuk hyn, pa patur “leje ndertimi” te dhene me leje. Pa lene peng besen qe do ta harroje po ne te njejten menyre sic do te harronje nese do kalonje me leje ne ate bote. Nuk eshte kollaj te hysh e te dalesh, po puna juaj kjo mesele, dhe sic i beni llogarite vete, s’ja u ben njeri... Se ne nuk do zbrazim tonen qe te mbushim tuajen. Ju duhen ca shprehje popullore shqiptare, meqe do e keni pisk te orientoheni, qe ketej e tutje.

Koha nuk humbet vetem duke ndaluar pas marramendjes kaluar mes 5 semaforesh te kuq. Aq me keq kur s’ka semafore por ne kemi vendosur ti veme kudo, se keshtu jemi bindur se behemi perendimore. Kjo ka te beje me para ‘90. Se keshtu e masim plakjen tone. Me para apo pas nje regjimi.

Psh ne fillim ishte Mbreti. Me vone i ndihu fati per te urdheruar nje komunisti mbret, atehere dhe koha ndahej me perpara dhe mbrapa clirimit. Te kujt, nga kush? Di qe u vendos qe te flitej toskerisht ne kurriz te gegeve. Kur vdiq mbreti komunist dhe ne pushtet erdhi mbreti lakuriq, u nderrua prape kahu i akrepave...Tani flitet gegnisht per kompensim, dhe ish ushtarakeve u hiqet pensioni, telekomi shitet, nafta falet, njerezve u thuhet qe duhet marre hak duke shembur banesat. Vetem po ta fillojme nga zero (numer paradoksal) mund te jemi vetvetja.

Ne histori Shqiperia s’ka kohe, prandaj eshte kaq e veshtire ta tregoj. Heronjte e saj jane si engjejt, pa seks. Nuk eshte pyetur asnjehere sesi e benin per tu perballur me ndjesite “turpe” facienda. Ne merzitemi njelloj nese nje trim kengesh homerike vritet... atehere. Kur? S’ka kohe te percaktuara. Muji dhe Halili dhe sot ngrene gure, bejne pallate, fitojne me te shtyre cdo beteje. Vetem Gjergj Elez Alia ka ndyshuar cehre. Ai rri urte e bute ne radhe per te pritur nje vize nga Bajlozi, qe dikur e pat’ degdisur pa i dhene asnje shpjegim nente pashe nen dhe. Tani Gjergji nese s’merr vize, futet vete ne galeri per nxjerre qymyr nga ai qe ja blejne me leke ne dore vetem kinezet.

Nje e huaj, (franceze me duket) duke kaluar neper Rreshen tha se i dukej sikur po ecte ne nje rruget e i nje spitali te madh. E tha se njerezit dukeshin sikur kishin ndaluar rreze shtyllash. Shihnin ngultas, pa pare ne realitet asgje. Perendimorja e bindur qe drita ka nje drejtim kur ecen, qe atmosfera ka gravitacionin e saj, pa menduar qe ne nuk besojme as tek matematika. Per ne ska krize ekonomike, se NE te bijte e shqipes dhe matematikes se reformuar nga nje fare Gjinushi per kohe zgjedhiesh, numrat i urdherojme vete. Ne jemi 6.9 dhe 9.9 ne te njejten dite. Ne nuk e leme UNIN tone kombetar, peng te marrveshjeve te te tjereve. Ata boll ngaterrestare kane qene. Ne keq, askujt skemi mundur ti bejme. Ne jemi KETU dhe ATJE. Une njoh te pakten njezet veta qe jetojne gjetke, dhe votojne ne Shqiperi pa ardhur asnjehere. Ne jemi ata qe kur neper aeroporte behen thirrje per te dale vec shqiptaret (racizem qe ne e injorojme si numrat e tyre) ne afrohemi megjithese kemi pasaporta gjermane apo austriake. Ne sa kemi mundur i kemi rene pas terezise te gjitheve pa prishur qejf.

Jemi ata qe u futem ne traktatin e Varshaves me po te njejtin gezim qe u futem ne ate te Natos. Ne te njejtin shesh kemi vrare Zotin si Nicja, dhe kemi pritur Papa Vojtilen. I kemi bere hasha Usa-t, pataj me te njetin patos kemi “kafshuar” ku i dhimbte e ku i digjte, George Bushin.

Ne s’kemi pushtuar askend, jo se skemi dashur, po se kemi pertuar dhe kjo eshte vlere. Ja shihi popujt e tjere, kane vrapuar, vrare, therur, kane vjedhur lope te cilat pastaj i kane rritur. Kane mbjelle dhe kane korrur. Ne, e perseris te keqe kujt si kemi bere. Kemi patur si moral tonin fiks qe mos kultivonim keto deshira per energji, se pastaj mund te na dilte dhe per ters. Ja per te treguar qe kultura e qetesise per te mos bere keq, shembull eshte qytetari i vetem i integruar Gjergj Elez Alia, qe rrinte mire e bukur i plagosur per 9 vitesh ne shtrat, ne nje kohe qe jeta mesatare ishte 30 vjec. Nese bejme llogarite, ai kapi cepin e vet ne pub si Curcilli, dhe s’u tund derisa dikush donte qe ai kohen ta harxhonte me dasmen e te motres. Bezdi, siklete, ftesa, firma rregullimesh, orkestra. Ahaa, Gjergji s’mbajti me dhe i tregoi vendin te huajit zevzek, packa se qefli.

Kjo pa pyetur verdalle neper Shqiperi se kush e ka fajin per prapambetjen. Ketu kemi mbi tre shtete qe do te ti perplasim me krenari ne fytyre. Te paret jane Turqit. Perandori qe per gati 500 vjet, pushtoi lart e poshte... kjo derisa paten kryeministrin e pare nga ne. Ketu mbaroi energjia e tyre. Nga superfuqia e botes e qe vraponin maje kalit, duke pushtuar lart e poshte, ndaluan. Rane ne qetesi tunduese, dhe filluan te kendojne kenge qaramanesh. U bene i semuri i Bosforit dhe u shtrine si Gjergji per shtate pale terezira (fjale e jone qe me pas ua huazuam) duke pritur te sheroheshin vet-vetiu.

Te tjeret jane ortodoksit greko serbe, per te cilet nuk eshte se kemi ndonje teori te mirefillte, pervece se i kemi evidentuar si te keqinj nga natyra. Nuk duam fare te zgjerojme njohurite mbi ta, se jemi te bindur qe kur e keqja te ze deren, ti ben mire te shtrihesh me duhan perpara. Kur flasim per greke e serbe, jemi si te piret, qe duan vetem te godasin se dhe po te duan te degjojne nuk u flet me njeri.

Shteti i trete eshte Enveri. Ai na hapi pune me ate komunizmin. Perpara ishim te mire. Intelektuale te vertete. Nuk kishim shkolla, po dinim te kendonim. Nuk kishim histori, po aq trima kacake sa kishim na benin tu kendonim kenge. Ishim fundja popull me inercine tone, dhe nese nuk do na kuptonin aq me keq per ata, se ne vete kemi kohe qe s’duam te kuptojme veten.

Duke patur gjithe kete energji si motor qe jo vetem na jep pergjigjet per gjithcka, por dhe drejtimin e duhur (prape per gjithcka), tani ne dime qe do jemi nacionaliste, dhe qe njekohesisht kemi vendosur te hyjme ne Bashkimin Europian. Dime qe dhe po s’doli Bjordi fitues i big Brother dy, do kete nje big Brother tre. Ne do jemi te gatshem per tu bere tragjik sa te na jepet rasti, por dhe ne rastin me te pare do tundemi e shkundemi me turbo-folk. E dime qe kemi detyra per tu futur ne BE, po qe dhe po i injoruam do jemi te gezuar njelloj. Ne jemi populli qe shijojme procesin dhe jo rezultatin.

E dime qe dhe po mos ta marrim me te mire njeri tjetrin, prape do te kthehemi per Vit te Ri, ne shtepi... do iknim nga mendia e kokes nese nuk do plasnim fishekzjarre nga dritarja mbi oborrin e mehalles plot plehra, dhe pa vendparkimi te sigurte.

1 comments:

tropizma said...

meqe ju si grup e keni qejf derridane ;), meqe soli po e komentonte shkrimin ne ca linja te ngjashme, dhe meqe sapo e hasa kete:

"Reality, she says (echoing Derrida’s most famous quote), cannot be grasped outside of our texts, that is, outside of human interpretations. By appealing to an independent, constraining reality, we simply try to free ourselves from the burden of repsonsibility. Moreover, '[t]he assertion of an indepently existing reality, which in itself cannot be proved and seems to demand no proof, works to support particular political positions and to exclude others from consideration'."

Post a Comment