Arti e zbukuron njeriun
Andi Kananaj
Dje nje komshi (kufitar me banesën time), duke parë nga ekrani i TV po më tregonte me aftësi të pakontestueshme arti-pop, sesi Berisha do të bëhej prapë kryeministër. Në fakt e përmendi vetëm një herë të “nominuar” si Saliu, një herë tjetër si Berisha, dhe pastaj deri në fund të diskutimit e mbiemëroi si “Lidhësja e këpucëve të bllokut”. Igli Toska ish-minsitri i rendit ndërkohë u pagëzua si “Avokati i Lanës”. Pa histori ky emër.
Komshiu vazhdoi: “Azem Hajdari (Muji, vllai i Halilit) u vra nga një grua, e kam pa me sytë e mi te piano-bari si e kërcenonte. Lidhësja e këpuceve bënte tregti armësh me Millosheviçin, e di dhe si i çonte armët. Ilir Meta, ose një nga çifti i Hipopotamëve (gjatë të gjithë kohes unë e përgëzoja për mbiemrat e gjetur), filloi ti bënte lekët me kontrabandën e naftës. Në lojë ishte dhe çuni i mamit (Pandeli Majko) po ky i fundit u pushua për pasivitet të pajustifikum, sidomos kur flitet për leke çdo pasivitet është patolerueshëm. Dy palloshët (vëllezërit Rama) rriheshin te Presidenca, dhe më duhet ti ndaja, po e bënin kaq shpesh sa tani kam frikë nga ky palloshi që do marri pushetin. S’do kete njeri që ti ndajë, megjithëse do ketë shumë koka që do të goditen. Dulla (Enveri) i mbushi depot me armë, dhe fabrikat qe la u shitën për hekur. Serbët erdhën dhe i blenë të gjitha makineritë, me peshë hekuri. Na blenë dhe antenat me peshë hekuri, nderkohë që ne majmunët kërkonim të shihnim dynjanë. Ne jemi majmunë”. Ëhëhë - vetëm kaq munda të thoja...
Lidhësja e këpucëve nuk ka lidhje ketu, erdhi si pionier prandaj s’shef njeri në sy.
....
Ishulli i të vërtetës
(e gjeta në internet)
***
BRAIN GAIN
Kthimi i elitave si domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare
Date:
Thursday, July 24, 2008
Time:
12:00pm - 1:30pm (kaq ka kohe truri që të kthehet)
Location:
Villa Chocolat (Njof pronarin, eshte B…e)
Street:
Asim Zeneli (Asimi ka qenë komunist, dhe menjëherë na bie skema)
City/Toën:
Tirana, Albania
- Postuesi 1
Po për ne që s’e kemi patur fatin të studiojmë jashtë, nuk ka vend në këtë event?????
- Postuesi 2
Villa Chocolat është në rrugën Asim Zeneli, por jo prapa piramidës por prapa Pallatit të Kongreseve, te rruga e ambasadës holandeze dhe ambasadës ruse. Ju mirëpresim nesër,
P.S. Postuesi 1, ne s'përjashtojmë askënd, nëse do të marrësh pjesë dhe ke ide mbi temën, je i mirëpritur.
***
Sa fat...do ketë ide, medoemos. Ide të rinjsh, po që me siguri s’kanë lidhje me seksin, se do pengonin seriozitetin e situatës. Po nëse s’kanë lidhje me seksin, ca të rinjsh janë. Pyetje e fundit, para se të ndërroj kat, si përcaktohen elitat???
....
Mendoj se duhet një sasi parash në buxhet që të paguhen paraprakisht, ata që do të shesin votën. Po të heqim dhe ata që kanë interesa për punë në mënyrë të drejtpërdrejtë, heqim dhe që nuk votojnë për dajën e vet ose të mamit (daje, se votohen vetëm meshkuj).... sigurisht dhe ata që janë jashtë e nuk dinë çfarë bëhet....do ngelen si votues, 300 spartanë të lodhur.
Në kët’ formë do zgjidheshin për deputetë ato 5 kokrra intelektualësh që kanë ngel’ vërdallë. Po do humbnim shumë, se ato 5 kokrra do prisheshin duke ndejt’ me Tan Leprin me shokë, pas punës në parlament.
Duaaaaaaaaaaaaaaaaaa vizëëëëëëëëëëëëëë se nuk kam kohe

2 comments:
Pershendetje Andi!
http://farm3.static.flickr.com/2413/1797260022_fb844681dd.jpg?v=0
Post a Comment